Çdo vit, një numër i madh i talenteve braziliane shpërngulen në Evropë dhe të gjithë janë të ngjashëm. Zakonisht jashtëzakonisht të aftë, të shpejtë dhe në zhvillim, të gjithë ata krahasohen shpejt me disa legjenda nga Brazili. Shumë nga këto krahasime rezultojnë të pasakta, jo vetëm sepse pak lojtarë arrijnë lartësitë e Neymar, Ronaldinho apo Ronaldo.

Prurja më e re ndoshta ka ngjashmëri më të madhe me një legjendë sesa paraardhësit e vet. Në të vërtetë, Vitor Roque, i freskët nga një marrëveshje personale me Barcelonën, ndan një të kaluar tepër të ngjashme me atë të Ronaldos.

Ashtu si Ronaldo, Vitor doli në dritë te Cruzeiro si adoleshent dhe shënoi golin e parë në moshën 16-vjeçare, mahniti me shpejtësinë dhe stilin e tij të lojës, shumë të ngjashëm me atë të “Fenomenit”. Megjithatë, shumë pyesin: cili është Vitor Roque dhe pse Barcelona është e emocionuar prej tij, sa ka mundur disa nga skuadrat më të mira evropiane për nënshkrimin e tij?

Vitor kishte një edukim të vendosur borgjez në Timoteo, qytet në Brazilin juglindor. Babai i tij, një ish-mesfushor mbrojtës amator, mbështeti talentin e Vitor kur u bë e qartë se djali i tij zotëronte shumë aftësi përtej atyre të bashkëmoshatarëve të tij.

Historia e Vitor është kryesisht lineare. Që në moshë të re, ai ishte me talent të jashtëzakonshëm dhe u shfaq si talent potencial. Në vitet e tij të hershme iu bashkua një akademie të themeluar futbolli, Cruzeiro, por në moshën 10-vjeçare la një akademi më të njohur, “America Mineiro Academy”.

Ai u vendos fillimisht si mesfushor-mbrojtës, në të njëjtin pozicion ku babai i tij kishte pasur sukses, përpara se të spostohej në një rol më sulmues. Vitor lulëzoi si sulmues, duke shënuar gol pas goli.

Në moshën 14-vjeçare, Vitor ishte shumë popullor. Aty vendosi se Mineiro nuk ishte vendi ideal për të mbështetur zhvillimin e tij. Më pas u transferua te Cruzeiro, duke nënshkruar një kontratë për të rinjtë në mars 2019, lëvizje që zemëroi ish-klubin e tij, i cili besonte se kishin të drejtën e një pjese të të drejtave ekonomike të sulmuesit.

Përfundimisht të dyja palët e zgjidhën mosmarrëveshjen në gjykatë, me Mineiro që mbajti 35% të tarifës së tij të transferimit. Cruzeiro vazhdoi ta vlerësonte të riun. Në maj 2021, ai nënshkroi një kontratë profesionale dhe 9 muaj më vonë shënoi golin e parë profesional. Në fillim të prillit 2022 kishte shënuar 6 gola në 16 paraqitje të ekipit të parë.

Por ndoshta zhvillimi më i madh në karrierën e Vitor ka qenë kalimi në një nivel më konkurrues. Në prill të vitit 2022, finalistët e Kupës së Brazilit dhe pjesëmarrësit e rregullt të “Copa Libertadores”, Atletico Paranaense, thyen rekordin e tyre të transferimit për 4.4 milionë euro me atë.

Vitor nuk u fut menjëherë në 11-shen startuese, ishte jashtëzakonisht efektiv kur doli në fushë. Në vitin 2022, ai shënoi 7 gola (dhe 3 asiste), duke përfshirë fitoren në çerekfinalen e “Copa Libertadores” kundër Estudiantes.

Gjatë asaj periudhe u bë gjithashtu një element kryesor i ekipeve të të rinjve brazilianë, duke luajtur së bashku me mesfushorin e Chelsea, Andrey Santos për U-20. Gjatë së njëjtës periudhë fitoi famë nga Ronado, me pronarin aktual të Cruzeiro që pranoi se “do të fluturojë shumë lart”.

Vitor kombinon dy elementë thelbësorë për suksesin në lojën moderne: fizikun dhe aftësinë e papërpunuar. Sulmuesi është në gjendje të marrë topin nën presion dhe të kapërcejë markuesit e tij, duke shtyrë në të djathtë.

Ai është gjithashtu një finalizues i shkëlqyer me këmbën e djathtë, futet në pozicionet e duhura me lëvizje inteligjente në zonën e penalltisë. Megjithëse jo i gjatë, ai është çuditërisht i mirë edhe me kokë, ka dëshmuar se mund të gjuajë edhe me këmbën e majtë.

Ritmi i tij bie në sy në këtë nivel. Vitor është i shpejtë dhe megjithëse nuk ka instinktet natyrale të sambas së Neymar apo Vinicius Jr, ka një sërë lëvizjesh të shpejta për të kapërcyer mbrojtësit. Është një aspekt që do ta bëjë atë menjëherë “vdekjeprurës”. Barcelona ka rrëmbyer një nga talentet më të mirë në botë, për një shumë absolutisht të justifikueshme prej rreth 38 milionë euro./telesport/