Juventus dhe Kristiano Ronaldo duket se do të ndahen në fundin e këtij sezoni. Edhe pse ende kanë një shpresë të vogël, torinezët me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Europa League.

Një kompeticion i cili nuk është në rëndësinë e Ronaldos, ndaj edhe luzitani tashmë ka nisur të lëvizë për të gjetur akomodimin e ri. Ofertat për të nuk mungojnë dhe Mançester Junajtid ëndërron ta kthejë në shtëpi.

Sakaq, CR7 ka lëshuar një sinjal të qartë se pret ta mbyllë me Juventusin, teksa në mbrëmjen e djeshme nga vila luksoze në Torino, janë larguar makinat e Ronaldos.

Ato kishin ardhur së bashku me sulmuesin në vitin 2018, e tashmë teksa ngarkoheshin në kamion duket se po i drejtohen qytetit të ri. Edhe pse mediat ende nuk e kanë zbuluar se ku ishte destinacioni i kamionit të ngarkuar me mjetet e Ronaldos. /VipSport/