Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet së shpejti nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve në Evropë, presidenti i ish-klubit të tij, Real Madrid, Florentino Perez i ka ofruar atij një rol ambasadorial në klub.

El Nacional raporton se 38-vjeçari portugez nuk do të qëndrojë më gjatë në Arabinë Saudite.

Ronaldo u transferua në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, klubi Al Nassr në janar pasi u përplas me menaxherin e Manchester United, Erik ten Hag.

Para se t’i bashkohej skuadrës saudite, Ronaldo provoi fatin për të vulosur një rikthim në Real Madrid.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventus shënoi 450 gola dhe dha 131 asistime në 438 ndeshje gjatë kohës së tij në Bernabeu.

Sidoqoftë, Perez kishte bllokuar rikthimin e mundshëm të lojtarit në Bernabeu. Megjithatë, tani atij i është ofruar një rikthim në Los Merengues, por jo në një rol luajtës.

Raportet thonë se Perez dëshiron që Ronaldo të luajë një rol si ambasador i klubit ose të jetë pjesë e organikës së tyre sportive.

Pritet të shihet nëse Ronaldo do të mund të kthehet në Madrid si lojtar, ashtu siç ai e kishte ëndërruar dhe ndoshta edhe kërkuar haptazi merkaton e kaluar, apo do t’i dorëzohet fatit dhe të marrë rolin e ambasadorit te Real Madrid, gjë që do të kërkonte një largim të tij nga futbolli i luajtur.