Sunday, March 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERonaldo në ankth për Botërorin 2026, dëmtohet pas humbjes së penalltisë

Ronaldo në ankth për Botërorin 2026, dëmtohet pas humbjes së penalltisë

Cristiano Ronaldo, 41 vjeç, ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike vetëm tre muaj para FIFA World Cup 2026, pasi pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Fayha në Saudi Pro League.

‘Ylli’ portugez humbi një penallti në pjesën e parë, duke goditur jashtë në momentin kur rezultati ishte 0-0. Më pas, në minutën e 80-të, ai sinjalizoi pankinën dhe u largua nga fusha me shqetësime të dukshme, pak pasi skuadra e tij kishte kaluar në avantazh. Ronaldo u pa në stol me një qese akulli pas gjurit, duke shtuar frikën për një problem më serioz.

Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, konfirmoi se lojtari do t’u nënshtrohet testeve urgjente mjekësore. “Ronaldo pësoi lodhje muskulore dhe stafi mjekësor do të kryejë menjëherë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar gjendjen e tij,” deklaroi ai.

Nëse dëmtimi rezulton serioz, rrezikohet pjesëmarrja e Ronaldos në atë që pritet të jetë Botërori i tij i fundit me Portugalinë. Ai synon një rekord historik me pjesëmarrjen për herë të gjashtë në Botëror. Portugalia është shortuar në një grup të favorshëm me Kolumbinë, Uzbekistanin dhe një nga RD Kongo, Xhamajka ose Kaledonia e Re.

Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të ndjekë objektiva madhorë: ai është vetëm 35 gola larg shifrës historike prej 1000 golash në karrierë dhe ka realizuar 21 gola në kampionat këtë sezon. Ndërkohë, Al-Nassr kryeson renditjen, duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments