Në ditët e fundit ka lindur një konflikt në distancë mes Virgil van Dijk dhe Wayne Rooney-t. Ish-sulmuesi i United në podcast-in e tij para pak ditësh tha se që prej ditës kur Salah dhe van Dijk rinovuan konrtratën me Liverpool-in nuk kanë shfaqur më të njëjtën dëshirë për të luftuar në fushë duke i akuzuar si “përtacë”.

Kjo akuzë e bërë nga ish-sulmuesi nuk ka kaluar pa u komentuar prej mbrojtësit, i cili përfitoi nga rasti për të heshtur kritikat në “Anfield” kur vetë Rooney ishte përballë tij.

“Në një botë kaotike duhet që të qëndrosh i qetë. Janë luajtur shumë ndeshje dhe shumë të tjera do të luhen. Shumë gjëra mund të ndodhin. Dua të them se rreth nesh ka patur shumë zhurmë…”, tha mbrojtësi holandez.

Në atë moment ndërhyri edhe drejtuesi i emosionit duke e pyetur: “E ke me dikë në veçanti?”.

“Jo, s’e kam me askënd! Mendoj se është shumë e rëndësishme të mbash kokën ulur për të punuar dhe të dalësh nga situatat e vështira, sepse ne kemi një ekip me cilësi”, tha van Dijk duke parë Ronney-n, i cili nisi që të buzëqeshte.