Shume raste shenimi, nje 11-metersh i humbur dhe per rrjedhoje vetem barazim 0-0 per Burrelin ne transferten e veshtire te Lezhes.

Ne pamje te pare mund te konsiderohet nje pike me shume vlere per skuadren e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, por nga menyra si u zhvillua loja, matjanet kane lene dy pike.

Burreli dominoi në Lezhë përballë Besëlidhjas, por pa arritur të gjente golin e avantazhit. Matianët shpërdoruan pafund raste shënimi. Mundësinë më të mirë të të shënuar e kishte Raboshta në minutën e 52-të, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe ne minutat e fundit ka patur disa raste shenimi, por Rraboshta, Vecaj, Dodaj etj nuk kane arritur dot te shenojne duke bere qe i gjithe takimi te mbyllet ne barazim 0-0./SHKODRA-SPORT.COM/