Vllaznia-Partizani është një nga dy ndeshjet e sotme gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa takimi i sotëm që do të luhet në “Loro Boriçi” do të përcaktojë se cila skuadër do të kalojë në finalen e madhe.
Te Partizani kanë mbyllur përgatitjet për këtë duel, ndërsa trajneri Mehmeti ka disa dilema për formacionin që do të hedhë në fushë. Arinaldo Rrapaj nuk është rikuperuar ende totalisht nga dëmtimi dhe sot do të jetë në stol, por nuk do të rrezikohet nga stafi.
Dilema tjetër për trajnerin e Partizanit është Cara-Murataj. Stafi i Partizanit mendon që nga minuta e parë përkrah Matondo të luajë Murataj, kurse Mala të marrë vendin e Carës në sulm, ndërsa ky i fundit pritet të ulet në stol.
Nuk përjashtohet mundësia që Mala të luajë në mesfushë në vend të Muratajt dhe Cara në sulm së bashku me Skukën dhe Junior.
Partizani: Hoxha, A.Marku, Bitri, Hadroj, Matondo, Murataj, Kallaku, Mala, Stenio Junior, Skuka.