HomeKRYESORERrëfehet Massimo Moratti: Ronaldo u mahnit nga ky lojtar dhe më tha:...

Rrëfehet Massimo Moratti: Ronaldo u mahnit nga ky lojtar dhe më tha: ‘Merr futbollistin e Juventusit dhe kapim majat’

Futbolli italian në vitet 90 shënoi një faqe të pashlyeshme në historinë e këtij sporti: në Serie A kanë luajtur lojtarë të nivelit të lartë, ishte koha e Interit me Ronaldo Fenomenin, por edhe i Juventusit të Alessandro Del Piero-s.

Ndërsa San Siro ishte magjepsur nga magjitë e Fenomenit, vetë lojtari brazilian u mahnit nga ndeshjet e Del Pieros, që ndryshe nga sulmuesit e tjerë e zgjidhte ndeshjen i vetëm.

Ish-Presidenti i Interit Massimo Moratti zbuloi për mikrofonat e ‘La Gazzetta dello Sport’, kërkesën e veçantë të bërë nga kampioni i tij.

”Del Pieron e dua pranë vetes, mos shpenzo para të blesh lojtarë të tjerë, thjesht sille në Milano dhe ne do të kapim majat.

Nuk arritëm asnjëherë te Del Piero sepse Juventus nuk mendoi kurrë t’a shiste atë”. -Përfundoi ish-presidenti i Interit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments