Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERrëfimi i Erkand Qerimajt: Nuk i hyra sportit për t’u bërë kampion

Rrëfimi i Erkand Qerimajt: Nuk i hyra sportit për t’u bërë kampion

Erkand Qerimaj, një nga kampionët më të njohur dhe më të suksesshëm të peshëngritjes shqiptare ishte i ftuar në emisionin Diagnozë. Erkandi është kampion europian në dygarësh, ka fituar medalje të arta dhe të argjendta në kampionatet evropiane, përfshirë edhe triumfin e tij të paharrueshëm me ngritje totale prej 349 kg që i solli medaljen e artë në Europianin e Tel Avivit, dhe një medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare 2022.

Peshëngritësi shkodrrsport ka përfaqësuar gjithashtu vendin tonë në Lojërat Olimpike, duke treguar nivel të lartë konkurrimi ndërkombëtar dhe një jetë të përkushtuar ndaj sportit për mbi dy dekada. Erkandi tregon se sportit nuk i hyri për t’u bërë kampion, por si një mënyrë për t’u larguar nga veset e këqija. Së bashku me bashkëshorten e tij, Tedi Qerimaj, ai ndau një rrëfim të sinqertë dhe modest mbi karrierën e tij sportive dhe disiplinës që e ka shoqëruar gjithmonë. Stili i jetë, shëndeti dhe familja.

“Kur unë kam hyrë në sport nuk e ka ditur kush se do të bëhem kampion, thjesht më kanë çuar për t’u larguar nga rruga dhe për t’u larguar problemeve sociale, që fëmijët dhe të rinjtë kanë. Në një moment të bukur unë dola kampion europepo nuk e priste askush që unë nuk do dal. Pavarësisht se unë punoja dhe me seriozitet e me të gjitha, por prindërit nuk më kanë çuar për t’u bërë kampion në sport, më kanë çuar për t’u larguar nga problemet sociale e të merrem thjesht me sport.

Djali im Diari, rëndësi ka të merret me sport, të provojë ato që ka dëshirë dhe nuk kam insistuar që t’ja zgjedh unë sportin, ta zgjedhi vetë. E rëndësishme është të shkarkojë energjitë negative, të shkarkojë stresin e ditës, t’i vëri objektiva vetes, dhe pastaj gradualisht nëse ka talent të vazhdojë. Nuk do ta vë në presion që kam arritur këto rezultate dhe ku do arrish ti?! Gjithësecili nga ne ka një jetë ndryshe dhe të dhëna gjenetike ndryshe” – tha kampioni i peshëngritjes.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments