Sytë e të gjithë tifozëve gjermanë janë pikërisht në “Allianz Arena” dhe në Gladbah. Bajerni do të presë Frankfurtin, ndërsa Dortmundi do të udhëtojë në Gladbah. Skuadrat janë vetëm dy pikë larg njëra-tjetrës vetëm një javë para përfundimit të kampionatit.

bajern mynih

Por Bajerni është më i avantazhaur për sa i përket titullit. Skuadra e Niko Kovaçit mjafton të mos humbasë në Mynih për të siguruar titullin e 29-të në historinë e klubit.

Dortmundit në krahun tjetër do t’i duhet vetëm fitorja në Gladbah dhe të shpresojë në një humbje të Bajernit. Nëse skuadrat renditen me pikë të barabarta, atëherë do të merret në konsideratë golavarazhi i përgjithshëm./panorama-sport/