Skuadra e Vllaznisë në basketboll kërkon të harrojë humbjen e thellë ndaj Goga Basket në fundjavë 106-77 në kampionat. Pavarësisht rritjes së investimeve te klubi shkodran dhe prurjes së basketbollistëve amerikanë, sezoni po ndërlikohet akoma më tepër teksa Vllaznia “noton në ujërat e rrezikshme” të rënies nga Superliga.

Por për sfidën ndaj Teutës, Vllaznia u ka bërë thirrje tifozëve të vetë për të dhënë mbështetje maksimale për të inkurajuar ekipin.

“Humbja me Goga Basket është lënë pas. Skuadra ka nisur sonte përgatitjet për sfidën e kësaj fundjavë. Të shtunën, në ora 18:00  presim në Shkoder ekipin e Teutes, për javën e 17-të të kampionatit kombëtar. Me ndihmën e tifozerisë shkodrane, ashtu si nëndeshjet e mëparshme, besojmë se do ia dalim me sukses edhe ndaj ekipit durrsak”./newsport/