Eduart Rroca ishte njeriu i ndeshjes në takimin mes Vllaznisë dhe Kukësit. Mesfushori shënoi dhe asistoi në fitoren 1-2 të verilindorëve, ndërkohë në prononcimin për Supersport theksoi se nuk i druhet asnjë kundërshtari përveç Kukësit.

“Më shumë vlerë ishte tre pikëshi. Është i gjithë ekipi në rritje jo vetëm Rroca. Kjo ndërprerja do na prishi pak punë. Po i trembni rivalët? Nuk ka lidhje për t’u trembur apo për shkëputje.

Është herët për të folur për kampion. Ka edhe shumë ndeshje, unë i druhem vetëm Kukësin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm nuk i druhemi askujt.

Shpërblime? Për këtë pjesë duhet të flisni me drejtuesit. Unë nuk bëj premiot. Ka pas premio për Tiranën për sot nuk ka thënë njeri asgjë”, u shpreh Rroca./vipsport/