Albano Aleksi nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Teutës. Burime të besueshme pranë Newsport.al tregojnë se mesfushori fierak dhe durrsakët do ndërpresin bashkëpunimin, ndërsa zyrtarizimi mbetet vetëm çështje kohe.
Kujtojmë se Aleksi u afrua në vitin 2019 nga Luftëtari dhe prej atëherë ka qenë një ndër më të mirët, duke kontribuar në fitimin e kampionatit, kupës dhe 2 Superkupave të Shqipërisë.
Këtë sezon ai u aktivizua plot 32 ndeshje në kampionat, ndërsa në 3 të tjera mungoi për shkak të pezullimeve me kartonë.
Ky largim vjen pas Todorovskit, Ivanoviç dhe Sebino Plakut që u tërhoq nga futbolli i luajtur. Teuta nuk u kualifikua për në Europë dhe mesa duket do fillojë ta ndërtojë ekipin nga fillimi për sezonin e ardhshëm që të jetë sërish konkurrues./newsport/