Erzeni-Vllaznia ëështë një tjetër takim mjaft interesant që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 19:00.
Të dy skuadrat vijnë nga humbjet respektive javën e kaluar ndaj Tiranës dhe Bylis dhe përballë njëra-tjetrës do të synojnë vetëm 3 pikët.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje që pritet të dhurojë spektakël për shkak edhe të lojës që zhvillojnë shijakasit dhe shkodranët RTSH-ja ka vendosur ta “dërgojë” falas në shtëpitë e të gjithë tifozëve, pasi ky takim do të transmetohet në RTSH Sport.
Vllaznia do te kerkoje me ngulm qe te rikthehet tek fitorja pas asaj disfate ne Ballsh, por nga ana tjeter edhe Erzeni vjen pas nje humbje dhe per kete arsye pritet te jete nje ballafaqim shume interesant qe do te ndiqet me interes edhe nga teleshikuesit.