Rubin Hebaj po kalon momentin e tij më të artë në karrierë. Tashmë i transferuar në kampionatin e futbollit në Uzbekistan që prej janarit, sulmuesi nuk po di të ndalet me shënimin e golave. Edhe ditën e sotme ai ka gjetur rrjetën e rradhës në javën e 12-të të kampionatit uzbek.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka shënuar në minutën e 51-të të ndeshjes. Ku pas një kthese me kokë, ka realizuar një gol shumë të bukur. Në këtë mënyrë jo vetëm duke gjetur edhe golin e tij të 8-të këtë sezon, por edhe duke i dhuruar 3 pikët skuadrës së Andijan. Që triumfon kështu në transfertën ndaj Buxoro.

Me këto 3 pikë, skuadra kuqeblu ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e 6-të të renditjes. Duke qenë kështu vetëm 3 pikë larg vendeve që sigurojnë kualifikueset për kupat në zonën e Azisë.

Për t’u kthyer tek Hebaj, ai është tashmë në kuotën e 8 golave. Vetëm një pas golashënuesit më të mirë të kampionatit, Ceran që ka shënuar 9 gola.
Endri ÇINARI