Që prej transferimit në kampionatin e futbollit në Uzbekistan, Rubin Hebaj është shndërruar në liderin e skuadrës së tij. Sulmuesi shkodran ka udhëhequr me gola ekipin e Andijan, duke qenë kështu lideri i kuqebluve. Diçka të tillë ai e ka realizuar edhe ditën e sotme.
Para pak çastesh është luajtur java e 17-të e kampionatit uzbek. Skuadra e 25-vjeçarit ka marrë një fitore në shifrat 2-1 kundër Olympic. Ka qenë Hebaj që ka hapur llogaritë që në minutën e 3-të. Por rezultati është barazuar në minutën e 19-të nga miqtë. Duke i dërguar kështu skuadrat në barazim në fraksionin e parë të lojës.
Ka qenë goli i Boshnyak që i dha 3 pikë ekipit të Andijan në minutën e 51-të. Për tu kthyer tek Hebaj, për sulmuesin ky ishte goli i tij i 10-të në kampionat. Duke qenë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në këtë ligë. Ku para tij në renditjen e shënuesve më të mirë është Ceran me 11 rrjeta.
Aktualisht Andijan ndodhet në vendin e 7-të të renditjes me 24. Ku pas 17 javësh ka shënuar 18 gola në kampionat. 10 prej të cilëve mbajnë firmën e Hebajt, ish-sulmuesit të Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës në vendin tonë.
Endri ÇINARI