Merkato e këtij janari është vërtet e nxehtë, të paktën kështu duket për skuadrën e Teutës. Bregdetarët janë në kontakte të vazhdueshme me shkodranin Rubin Hebaj, që sezonin e fundit e mbylli te Partizani si kampion.

Burime për newsport.al bëjnë me dije se Teuta është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe “çështja” ka ngecur në një pikë.

Teuta kërkon që lojtari të ketë kontratë 1 vjeçare me klubin, me këtë të fundit që ka kërkuar vetëm gjashtë muaj “bashkëjetesë”.

Pritet që në ditët në vijim gjithçka të qartësohet, me lojtarin shkodran që mund të ketë “prerë në besë” Vllazninë. Kujtojmë se Teuta ka zyrtarizuar largimin e disa lojtarëve në fazën ofensive dhe 20 vjeçari Hebaj mund të jetë një goditje e zgjuar.

Lojtari i Kombëtares U21 ka zgjidhur kontratën me ukrainasit e Vorsklas dhe tanimë është lojtar i lirë./newsport/