Rubin Hebaj duket se do të qëndrojë në Superiore. Tashmë që ka nisur organizmi i skuadrës “mëmë” Vllaznia, me shumë gjasa Hebaj do të kërkojë edhe një sezon konfirmimi në Superiore dhe pikërisht në Shkodër, aty ku të gjithë e presin me krahë hapur.

Te pakten keshtu raporton vipsport.al pasditen e sotme teksa e ben fakt te kryer nje levizje te tille te ketij lojtari.

Rubin  Hebaj kur erdhi te Partizani në sezonin e shkuar nuk ishte në formën e tij më të mirë, por aktivizimi me të kuqtë, ku në sezonin 2018-2019 u aktivizua 725 minuta, duke shënuar edhe 4 gola. Kujtojmë që Rubin Hebaj është vetëm 20 vjeç.

Natyrisht që për të do të vendosë edhe klubi i Domzhales që ka kartonin e sulmuesit që spikati gjatë edicionit të shkuar me të kuqtë.

Megjithate sipas informacioneve te fundi, sulmuesi eshte drejt mbylljes se kontrates me sllovenet dhe prandaj nuk do te kete asnje pengese per te firmosur me Vllaznine.