Rubin Hebaj do jetë lojtari më i ri i Shkëndijës. Sportmedia.mk bën me dije se palët kanë gjetur akordin dhe 22 vjeçari ka qenë një dëshirë direkte e trajnerit Ernest Gjoka. Hebaj pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Teuta, teksa ofertat nga klube të huaja nuk mungonin.

Ende nuk ka asnjë njoftim, por pas rinovimit me portierin 33 vjeçar Zahov, duket se Shkëndija është pranë zyrtarizimit të Hebajt.

Më parë sulmuesi shkodran ka luajtur me Vorskla, Domzale, Partizanin dhe Vllazninë. Shkëndija mbetet në pritje edhe të Ferhan Hasanit, që është në mëdyshje për të ardhmen pas ofertave të shumta.

Ne fakt sulmuesi shkodran per momentin ndodhet ne Shkoder dhe per te ruajtur formen eshte duke zhvilluar nje stervitje individuale nen drejtimin e trajnerit Ergi Borshi.

Mesa duket ai pret vetem momentin qe te niset drejt vendit fqinj per te firmosur kontraten dhe per t’u vene me pas ne dispozicion te trajnerit Gjoka.