Rubin Hebaj nuk do të jetë lojtar i Partizanit në sezonin e ri. Ashtu siç ishte përfolur, sulmuesi i të kuqve është rikthyer te skuadra e tij, Domzhale, nga e cila ishte huazuar në edicionin që lamë pas.
Edhe pse kampionët e Shqipërisë kishin mundësi ta mbanin në gjirin e tyre, duke paguar për kartonin e shkodranit, me sa duket gjithçka është mbyllur dhe bashkëpunimi mes palëve ka përfunduar.
Kujtojmë që Rubin Hebaj ishte protagonist në derbin e fazës së dytë mes Partizanit dhe Tiranës, ku të kuqtë arritën të fitonin me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar pikërisht nga shkodrani.
Përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, Hebaj tregon që ndodhet te Domzhale në Slloveni, praktikisht duke zyrtarizuar largimin nga të kuqtë. /newsport/