Shume zhurme ne lidhje me Rocco Vaten, djalin e ish- kapitenit te kombetares shqiptare Rudi Vata. Nje deklarate e trajnerit te kombetares U21 Alban Bushi ka trazuar serish ujerat teksa eshte shprehur se dera e ketij ekipi eshte e hapur edhe per kete lojtar qe ka shume te ardhme.
Por ne lidhje me kete gje, ka reaguar per “Panorama Sport” Rudi Vata i cili eshte shprehur: “Shqipëria as edhe njëherë nuk ka tentuar që ta kontakojë me Rokon. Pse nuk ka tentuar, në çdo këndvështrim mundesh të nxjerrësh një justifikim.
Unë nuk jam një person që kërkoj justifikim, as nuk kërkoj simpati, por unë mendoj që i vogël Roko është identifikuar nga Irlanda pasi klubi i tij Sëlltiku që në moshën 7 vjeçare është krijuar nga një irlandez dhe sot pronarët e klubit janë irlandeze.
Duke pasur këto lidhje me Irlandën, sigurisht që ata i kanë dhënë mundësinë këtij talenti dhe i ka bërë ftesë që në moshën 14 vjeçare dhe aty ka filluar e gjithë historia. Që në ato moment nga mbetur në shënimet e federatës irlandeze me grupmoshat e tyre. Por nga ana tjeter Bushi nuk me ka pyetur asnjehere per te”.