Rudi Vata i është bashkuar emisionit Procesit Sportiv në një lidhje telefonike, ku foli më shumë mbi situatën e futbollit në vend, trukimet dhe zbuloi prapaskenat në kohën kur kandidonte për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Shqipëria është e trukuar gjithandej. Ato që dini ju dihen gjithandej nuk di çfarë të them” Nuk mendoj se ka një njeri që mendon se futbolli nuk është i korruptuar në Shqipëri. Mendoj se është momenti që ta sulmojmë këtë fenomen. Shteti shqipar dhe populli shqiptar duhet që riformatohet. Sepse do të rrisim brezat e rinj”tha Rudi Vata

Artan Hoxha duke bërë një lidhje midis politikës dhe futbollit e ka pyetur Rudi Vatën gjatë emisionit: A ke kontaktuar me politikanë kur kandidoje për Federatën dhe ke marrë mbështetje?

Takova Kryetarin e Bashkisë Tiranë atëherë dhe tani Kryeministër, Edi Ramën. Më ka mirëprit por nuk më ka premtuar që do të më ndihmonte. Më ka thënë që do të premtoja po të isha në pozitë se tani në opozitë nuk mund tiu ndihmoj në këto nivele.

Më pas shkova tek ish kryeministri i asaj kohe Berisha. Nuk më ka denjuar të më hapte derën dhe të më priste. Ai burri që atëherë promovonte njerëzit me vlera. Ai burrë atëherë nuk më hapi derën asnjë ditë për një muaj. Unë atëherë e kam ditur që nuk kam pas shans të afrohem tek dera e Federatës.

Kështu funksionon në Shqipëri. Po nuk je pjesë e klaneve, nuk fiton dot. Në Shqipëri gjithçka është e politizuar, për fat të keq. Në atë kohë futbolli në Shqipëri nuk kishte nevoj për Rudi Vatën”, u shpreh Vata.