Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata në një lidhje direkte në emsionin ”Ëndërr kuqezi”, komentoi ndeshjen e Shqipërisë teksa thuri elozhe të shumta ndaj sulmuesit Sokol Cikalleshi.
”Unë mendoj të njëjta gjëra, Shqipëria në pjesën e parë u paraqit mirë për 10 minuta pastaj Çekia dominoi me raste. Ajo mrekulli e Cikalleshit i dha besim dhe frymëzim ekipit.
Në pjesën e dytë skuadra reagoi shumë mirë, çeket u vunë në vështirësi dhe nuk kishte diferenca në lojën e skuadrave, goli ishe i rëndësishëm pasi vinim nga një periudhë e vështirë, goli ishte për Europian.
Cikalleshi lojtari më i mirë në fushë, me mënyrën se si e mbronte topin, se si pasonte, ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Mbrojtja më habiti, gjithmonë mburremi me mbrojtjen por kundërshtari nga goditi tek pika më e fortë.
Selmani përveç golit të tretë bëri 3 pritje shumë të mira. Skuadra ishte më guximtare, filloi dhe krijoi konfuzion tek kundërshtari. Është e vërtetë që mungoi sot lojtari që duhet para mbrojtjes, në raport me ndeshjen e fundit Abrashi nuk ishte aq mirë, por mendoi se kishte shumë gjëra pozitive në këtë ndeshje. Skuadra në pjesën e dytë performoi me një ritëm të mirë loje”.