Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, mendon se problemet e futbollit shqiptar janë shumë të thella dhe kanë lidhje me shoqërinë tonë.

Në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se situatat e krijuara ishin të gjitha rrjedhojë e keqorganizimit të futbollit në vendin tonë.

“Mendoj se pa bërë shtet nuk mund të bëjmë futboll, meqë vendin ynë nuk ka krijuar stabilitet si shtet, mendoj se do të kemi gjithmonë probleme të tilla.

Janë probleme në çdo fushë të jetës e futbolli nuk mund të përjashtohet, kur sistemi nuk është garant për mbarësinë e vendit dhe popullit, mendoj që populli është pjesë edhe në futboll dhe do të jetë në këto situata.

Ka vite që po punohet keq, mendoj që u shkatërrua sistemi i futbollit, strukturat e klubeve. Ata pavarësisht sistemit ishin serioze.

Mbaj mend punën që kam bërë te Dinamo, kemi punuar seriozisht, kishim respekt për profesionin, jemi trajtuar maksimalisht si profesionistë dhe ka pasur kërkesë llogarie të jashtëzakonshme që na kanë çuar në nivelet ku kemi bërë karrierë në Europë edhe në ato vite ku ishte e vështirë të përfaqësoheshe si shqiptar. Mendoj se me punën tonë kemi përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm.

Shqipëria ka ardhur duke u përmirësuar që te liberalizmi i vizova që i dha mundësinë njerëzve të lëvizin. Unë të isha kështu do të bëja maksimumin në mënyrë serioze të shkoja diku jashtë.

Produkti vendas është i dobët dhe Shqipëria është në këto nivele se produkti vendas është i dobët, klubet nuk kanë struktura profesionale, është thjesht çështje pasioni më shumë se programi për të rritur cilësisë dhe kualiteteve”, deklaroi Vata. /vipsport/