Rudi Vata, ish-futbollisti i kombëtares e shikon të vakët atmosferën nga ana e stafit të Shqipërisë në krahasim me atë që ishte në kohën e De Biazit. Sipas shkodranit që ka folur në “Abc e mëgjesit”, Reja nuk ndihet komod në Shqipëri pasi këtu nuk ka një nivel profesionizmi.
“Kombëtarja? Nuk e ka karizmën, ose agresivitetin e De Bisasit apo Tramexanit. Sot është një staf i qetë. Futbollistët kanë nevojë të marrin sinjale me energji të fortë. Nuk kemi gjetur ende stabilitetin e humbur.
Reja është profesor i futbollit. Vendi ynë nuk vjen nga një nivel profesionist. Reja nuk ndihet shumë komod në Shqipëri sepse do shumë kohë të kalosh nga amatorizmi në profesionalizëm.
Kemi një skuadër që nuk shënojmë shumë por jemi të fortë në mbrojtje. Kemi një grup të mirë por nuk jemi abonuar me golin. Në kohën e De Biasit mbroheshim mirë dhe shënonim me kundërsulm.
Sot kemi nevojë të sulmojmë dhe të shënojmë, kemi nevojë për një lojtar goleador dhe shpresoj që lojtarët e rinj të afruar të bëjnë mirë.
Na duhet një tip Leëandoëski. Shpresoj shumë që Broja të bëjë mirë, ka karakteristika të mira, i shpejtë, i fuqishëm. Ka nevojë për mbështetje dhe motivim, sigurisht t’i jepen mundësitë.
Në një periudhë 2 vjeçare do bëhet i rëndësishëm, gjithashtu edhe Vrioni ka potencial. Shpresoj që të futet ndjenja e konkurrencës”, u shpreh Vata. /VipSport/