Rudi Vata eshte i bindur se Vllaznia jo vetem do te jete pjese e katershes se pare, por fare mire mund te tentoje edhe fitimin e titullit kampion. Nje gje te tille ai e ka deklaruar gjate nje lidhje me emisionin “Procesi Sportiv”.
“Per Vllaznine ishte nje fitore shume e rendesishme kjo ndaj Egnatias. Qe me ardhjen e trajnerit te ri te saj, ka patur nje lloj stabiliteti ne skuader. Dhe duke e ditur se objektivi i saj kryesor eshte renditja ne katershen e pare, me kete fitore ne aspektin psikologjik eshte shume e rendesishme.
Jam i mendimit se keto kater skuadrat qe aktualisht mbajne kater vendet e para, pra Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana, jane me kualitativet qe mund te kete kampionati shqiptar deri ne keto momente, me grupin e lojtareve qe ato kane.
Vllaznia eshte ne rrugen e duhur dhe mendoj se i ka kapacitetet e mjaftueshme per ta fituar edhe kampionatin, por ne qofte se arrin te rregulloje edhe performancen sepse te jem i sinqerte nuk po shohim nje Vllazni te bukur ne fushen e lojes.
Per momentin kemi te bejme me nje skuader cinike e cila i fiton ndeshjet qe duhet me i fitu, por jo me ate ndjenjen dhe bindjen qe eshte per kampione. Gjithsesi jane edhe shume ndeshje deri ne fund te kampionatit, por jam i bindur se do te jete pjese e katershes.
Nga fillimi i prillit mendoj se do te shikohet çdo skuader, me demtimet, me mungesat e lojtareve etj, megjithate skuadren shkodrane e shoh si pjese te katershes te sigurte dhe pjesmarrese ne Kupat e Europes”- eshte shprehur Rudi Vata ne prononcimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/