Kompania irlandeze e fluturimeve me kosto të ulët, “Ryanair” duket se e ka kapur keq me sulmuesin e Barcelonës, Robert Levandovski. Pas eliminimit të Barçës nga Liga e Kampioneve në mesjavë, ka menduar t’i hedhë dhe më shumë kripë në plagët e hapura të klubit katalanas dhe sulmuesit të saj.

Ajo ka menduar t’i bëjë si “dhuratë” një biletë për në Mynih ish-sulmuesit të Bajernit. Kujtojmë se Levandovski qëndroi për tetë sezone në Mynih përpara se të largohej këtë verë për t’iu bashkuar klubi katalanas.

Barcelona është kthyer në një makth për Barcelonën, që nuk arrin të fitojë ndaj bavarezëve që nga sezoni 2014-2015.

Madje në katër takimet e fundit, Bajerni nuk ka pësuar asnjë gol, duke i shënuar 11 të tillë Barçës. “Ryanair” ka postuar në rrjetet sociale një kod “QR” në biletën e Levandovskit me destinacionin BCN (Barcelonë), MUN (Mynih).

Shakaja e radhës e kompanisë irlandeze nuk është pritur mirë në Barcelonë, teksa është e dyta herë që thumbon sulmuesin polak.