Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESabien Lilaj pranë rikthimit në Shqipëri. Ja cilët ekipe e kërkojnë

Sabien Lilaj pranë rikthimit në Shqipëri. Ja cilët ekipe e kërkojnë

Sabien Lilaj do largohet në merkaton e janarit nga Prishtina pas 1 viti e gjysmë. 32 vjeçari denoncoi mungesën e pagave prej katër muajsh në Superligën e Kosovës, teksa vetëm zyrtarizimi mungon për largimin e mesfushorit nga kampionët e Kosovës.

Tanimë për lojtarin e lindur në Maliq kanë nisur “thashethemet” e merkatos, me skuadrat elitare në Shqipëri që kanë shprehur interes për të.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka një të kaluar në elitën tonë me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin, ndërsa është produkt I akademisë bardheblu.

Pritet që janari të jetë I nxehtë për skuadrat e kryeqytetit, me Lilaj që do ishte një opsion i mirë në një periudhë që gjetja e lojtarëve kualitativ është e vështirë. Me Shqipërinë, Lilaj ka zhvilluar 17 paraqitje, teksa ka fituar pesë tituj me Skënderbeun mes viteve 2012-2016./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments