HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESafet Gjici: Na vjen keq për Vllazninë, por jemi një ekip serioz

Safet Gjici: Na vjen keq për Vllazninë, por jemi një ekip serioz

Në pak ditë, te Kukësi ka pasur shumë zhvillime, duke filluar që nga sigurimi i vendit të dytë, shitja e Gurit apo edhe shkarkimi i menaxherit Naim Halili.

Në lidhje më këto situata, ka folur presidenti i Kukësit, Safet Gjici i cili ka sqaruar largimin e menaxherit, i cili njihej si krahu i djathtë i tij.

Në një intervistë për “Report TV”, Gjici është ndalur edhe te Vllaznia, për të cilën thotë se ndjen keqardhje, por në fund duhet respektuar kampionati.

“Ndeshja me Vllazninë? Vllaznia, djepi i futbollit shqiptar, rrezikon të bjerë nga kategoria dhe na vjen shumë keq, por ne jemi një ekip serioz, që do t’i luajmë ndeshjet deri në fund, edhe pse kemi siguruar vendin e dytë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments