Presidenti dhe tanimë kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici ka shigjetuar stafin teknik për humbjen e djeshme ndaj Vllaznisë. Numri një i klubit verilindor theksoi se në shtatë javë kampionat, janë shume tri humbje për Kukësin. Gjici ka lënë të kuptohet se nësë stafi nuk reagon duke arritur fitore atëherë gjendja duhet të ndryshojë.
Ndër të tjera ai nuk ka paraqitur asnjë masë lidhur me këtë situatë. Safet Gjici njihet si një president që nuk e ka problem të shkarkojë trajnerë. Ai thekson se ekipi prodhon lojë dhe raste por çalon në finalizime, ndaj kërkon nga stafi reagim për situatën.
Ne nje prononcim te dhene per mediat, ai nder te tjera ka deklaruar: “Vllaznia na mundi me dy raste qe krijoi nderkohe qe ne shperdoruam disa mundesi te shkelqyera per te shenuar”.
Me ndeshjet e kombëtares që do të lënë një hapsirë boshe në kampionat, tekniku Duro e ka gjithë kohën në dispozicion për të përmirësuar ekipin në rrugën drejt golit. Kukësi ka siguruar 10 pikë këtë edicion, më tre fitore, tre humbje dhe një barazim.