Emir Sahiti ka shkëlqyer së fundmi në Kroaci, aty ku nga Hajduku i Splitit është është huazuar te Shibeniku. Sulmuesi ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit, ndërsa mes ekipeve që është ndëshkuar nga 22-vjeçari është edhe Dinamo Zagreb. Në një intervistë për Zona Gol, Sahiti tregoi se ishte si një ëndërr goli ndaj gjigandëve kroatë, ndërsa theksoi se ai është gati për kombëtaren kuqezi.
“Ishte si një ëndërr ai gol, po ashtu edhe fitorja, ishte vërtet diçka shumë e bukur, për më tepër që Sibeniku nuk i kishte marrë asnjëherë pikë Dinamos, jemi në historinë e këtij klubi”.
Goli më i veçantë- “Nuk dua t’i ndaj 2 golat që kam realizuar, ai kundër Hajdukut dhe ky ndaj Dinamos së Zagreb, të dy janë të veçantë për mua”.
E ardhmja- “Për momentin jam në huazim nga Hajduku, në verë do të rikthehem. Nuk besoj se jam gati për një ligë të madhe europiane, por shpresoj të jem i rëndësishëm për Hajdukun”.
Kombëtarja- “Unë kam qenë disa vite pjesë e kombëtareve të moshave. Punoj çdo ditë dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme, jam gati për Kombëtaren kuqezi”, u shpreh Sahiti. /VipSport/