Per ndeshjen Vllaznia- Partizani qe do te luhet neser ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ka dhene nje mendim dhe ish- futbollisti i njohur Saimir Patushi. Ai ka dhene nje interviste ne emisionin “Sporti ne Syri TV” ku eshte shprehur:
“Do jete nje ndeshje e bukur per t’u pare. Une mendoj se edhe Vllaznia, pavaresisht luksit qe ka se eshte ne finale te Kupes, nuk ka arritur asgje deri tani. Prandaj them se do te jete nje 90 minutesh per t’u shijuar nga te dy kampet.
As Vllaznia dhe as Partizanin nuk kane se çfare te humbasin. Besoj se do te jete nje ndeshje shume e luftuar nga te dy ekipet. Faktori fushe mund te ndikoje per Vllaznine dhe jam shume i sigurte se ky 90 minutesh do te vendose per fatet e metejshme te ketyre ekipeve ne kampionat.
Sidomos per Partizanin qe eshte ne nje gjendje me te keqe se Vllaznise dhe do te kerkoje patjeter fitoren per te qene ne gare per nje vend ne Kupat e Europes. Besoj se kjo do te jete determinante ne kete perballje.
Asnje skuader nuk ka se çfare te humbase. Vllaznia eshte gjithmone spektakolare, luan futboll te hapur e po ashtu i lejon edhe kundershtaret te luajne futboll. Partizani eshte disi me i cunguar tek pjesa e spektaklit.
Te dy trajneret do t’i udhezojne futbollistet e tyre per te kerkuar fitoren sepse barazimi per te dy ekipet do te jete vetevrasje, prandaj dhe duhet ta shijojne kete ndeshje dhe do te bejne çmos per ta fituar. Por e perseris, Vllaznia, nisur nga faktori fushe eshte me e favorizuar per ta fituar kete ndeshje”- ka deklaruar Patushi./SHKODRA-SPORT.COM/