HomeFUTBOLLSalihi u uron fat kuqezinjve sot në mbrëmje, i përshëndet me golin...

Salihi u uron fat kuqezinjve sot në mbrëmje, i përshëndet me golin e tij

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, është nga ata që i kanë shënuar Norvegjisë me fanellën e Kombëtares kuqezi.

Madje ka shënuar një gol të rëndë në Norvegji, duke i dhënë Shqipërisë fitoren. Në atë kohë Kombëtaren e drejtonte trajneri Xhani De Biazi.

Pak minuta më parë Salihi ka postuar në profilin e tij në Facebook një urim të shkurtër për Kombëtaren në ndeshjen e sotme me Norvegjinë, ku shkruan: “Suksese çunave sot!”.

Futbollisti veteran, që vazhdon të luajë në Austri, ka postuar gjithashtu edhe golin që ka shënuar vetë në Norvegji.  Vipsport.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments