Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESammer: Neuer duhet të rikthehet tek Kombëtarja e Gjermanisë për Kupën e...

Sammer: Neuer duhet të rikthehet tek Kombëtarja e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

Fituesi i fundit i “Topit të Artë” nga Gjermania, Matthias Sammer, beson se Manuel Neuer duhet të kthehet në ekipin kombëtar gjerman për Kupën e Botës në verë.

“Manuel është një portier i klasit botëror me karizëm të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, ai ka një karakter të klasit botëror”, tha legjenda e Borussia Dortmund për Sport Bild.

“Manuel është aq i mirë sa duhet ta kesh në ekip. Nuk shoh një skenar ku ai nuk do të ishte i dobishëm për ekipin. Por ai vetë duhet ta dëshirojë këtë”, shtoi Zamer.Neuer, 39 vjeç, u tërhoq nga ekipi kombëtar pas Euro 2024 dhe më pas deklaroi disa herë se nuk do të kthehej më.

Pasardhësi i tij, Marc-Andre ter Stegen, mungoi për disa muaj pas një operacioni në shpinë, kështu që Oliver Baumann i Hoffenheimit luajti në të gjashtë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments