Trajneri shkodran Samuel Nikaj nuk do te jete me ne krye te ekipit te Vushtrrise. Drejtuesit e ketij te fundit mesa duket nuk kane nder mend te ndertojne nje ekip pretendent per sezonin e ri dhe si rrjedhoje, ketu jane ndare rruget me trajnerin e njohur.

Vete Nikaj permes nje postimi ne rrjetet sociale shkruan: “Faleminderit lojtareve qe m’keni ndjek ne çdo hap, faleminderit tifoze per perkrahjen. Suksese ekipit dhe drejtuesve ne vazhdim”.

Kujtojme qe Vushtrria nen drejtimin e ketij trajneri ndonese nuk ishte ndertuar per te qene pretendnete ne kategorine e pare, u shfaq si e tille dhe ishte shume prane ngjitjes ne Superlige.

Ajo zuri vendin e dyte ne grupin A duke shkuar ne play-off, aty ku u mund nga ekipi i Malisheves dhe si rrjedhoje nuk arriten dot te shkojne ne mes ekipeve me te mira te Kosoves. Por ne Vushtrri te gjithe kane qene dakord qe ekipi mori maksimumin.

Tifozet dhe te gjithe pjestaret e kesaj skuadre e kane vleresuar punen e trajnerit Samuel Nikaj, megjithate ky i fundit tashme nuk do te jete ne pankinen e tyre. Mbetet per t’u pare nese shkodrani do te kthehet ne Shqiperi per te drejtuar ndonje ekip ketu, apo do te qendroje serish ne Kosove./SHKODRA-SPORT.COM/