Burreli e sheh veten të përfshirë më shumë se ansjëherë në garë për të siguruar Superioren në sezonin e ardhshëm. Matjanët janë në garë me Dinamon, e cila aktualisht është një pikë më shumë se ta.
Megjithatë trajneri Samuel Nikaj kërkon maksimumin nga tijtë për ta trajtuar çdo ndeshje si finale. Në fjalën për RTSh Sport, Nikaj thekson se kanë mundësi ta bëjnë realitet ëndrrën Superiore.
“Kemi bërë një punë të mirë dhe duke vazhduar me këtë lloj punë që kemi bërë deri tani, mendoj se jemi në rrugën e duhur, edhe jemi drejt asaj që kemi objektiv. Të jemi me këmbë në tokë, të bëjmë maksimumin tonë dhe pastaj do të shikojmë rezultatin”.
Ndeshja ndaj Vorës- “Çdo ndeshje ta trajtojmë si finale sepse vetëm kështu mund të bëjmë këtë ëndërr realitet. Sepse ka nisur si ëndërr, por e shoh që nga ndeshja në ndeshje kemi mundësi ta bëjmë realitet daljen në Superiore të Burrelit”, u shpreh Nikaj. /VipSport/