Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESamuel Nikaj 'thumbon' Hygerta Sakon e panelistët e saj: Shesin shpirtin për...

Samuel Nikaj ‘thumbon’ Hygerta Sakon e panelistët e saj: Shesin shpirtin për një vend në tavolinë!

Klubi i Burrelit, ka reaguar ashpër në lidhje me një situatë të ndodhur në emisionin “Supergol” në RTSH. Menjëherë pas sfidës Burreli – Pogradeci, e cila u fitua nga matjanët 2-0, “Lojtari i Ndeshjes”, Arnold Këaku Siaë doli para kamerave për të dhënë prononcimin e tij.

Megjithatë, në momenti ne shfaqjes së tij në ekran, moderatorja Hygerta Sako dhe “grupi” i saj në studio, Ardi Behari, Gerd Haxhiu dhe Klajdi Kola nisën të qeshnin. Madje, nuk munguan as komentet e “tepruara” pas prononcimit të futbollistit.

Pikërisht këtë situatë, në reagimin e tij, klubi i Burrelit e quan “akt tallje dhe bullizimi”. Ndër të tjera, klubi i Kategorisë së Parë thekson se kjo është një “mungesë respekti ndaj njeriut”.

Por ndërkohë ka reaguar në lidhje me këtë çështje edhe trajneri shkodran i kësaj skuadre- Samuel Nikaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar:

““Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”, është shprehja e publikuar nga trajneri i Burrelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments