Më në fund, edhe Juve gjen trajner dhe tashmë është çështje orësh zyrtarizimi i Maurizio Sarri në stolin bardhezi.

Chelsea kishte kohë që rezistonte, pasi dëshironte një dëmshpërblim prej 10 milionë sterlinash për ta lënë të lirë trajnerin e vet, i lidhur edhe për 2 vite më klubin londinez.

Megjithatë, duket se tashmë është kaluar edhe ky ngërç dhe Juve pritet të paguajë një dëmshpërblim prej 3,5-4 milionë eurosh, shifër modeste për arkat e klubit bardhezi. Një klauzolë shtesë parashikon që Chelsea të fitojë një shifër më të madhe, në varësi të trofeve që do fitoje Sarri.

Që të premten pritet OK nga Chelsea dhe në fundjavë Sarri do të jetë në Torino./telesport/