Në të gjithë botën, kur bëhet fjala për të dhënë një gjykim, gjithçka bazohet te këndvështrimi. E njëjta ngjarje mund të vlerësohet në një mënyrë plotësisht të ndryshme kur shihet nga dy aspekte të ndryshme.

Kështu, ajo që për dike mund të ketë qenë një lëvizje gjeniale, e denjë për një pseudonim që të nënvizojë zgjuarsinë e idesë, për dikë tjetër nuk është asgjë më shumë se një hile e rëndomtë.

Në Itali, për shembull, Maurizio Sarri njihet edhe si Zotëria 33 Skema, për shkak të vëmendjes së madhe që i kushton përgatitjes së goditjeve standarde. Por në Agnli, ai është transformuar në mjeshtrin e Arteve të Errëta. Ky është mendimi i Jamie Redknapp, ish-ylli i Liverpool në vitet ’90 dhe tani opinionist sportiv.

Skemat e Sarri-t janë pak sportive, sepse shfrytëzojnë bllokimin. Këtë ka bërë Morata në një nga dy golat e shënuar kundër Crystal Palace, duke përfituar nga fakti se prania e Marcos Alonso në zonën e rreptësisë e ka penguar mbrojtësin kundërshtar që të ndiqte ish-juventinin.

“Shihet qartë, është një bllokim”, ka thënë Redknapp duke parë imazhet në një emision të “Sky Sports”. “Alonso pengon kundërshtarin me kurriz dhe topi shkon te Morata. Kërkojnë të krijojnë hapësira për shokët e skuadrës”.

Bllokime të tilla shihen shpesh në futbollin italian, por në Premier League konsiderohen një sakrilegj. Ku është problemi? Ish-lojtari i Fiorentina-s ndodhet në zonën e rreptësisë për numër dhe jo për shënuar.

“Janë artet e errëta. Sarri kërkon të fitojë çdo avantazh të mundshëm, sepse Alonso është aty, por nuk ka ndërmend të bëjë një lëvizje drejt topit”, ka thënë Redknapp.

Bota e futbollit është e mbushur me skema të tilla dhe nuk ka një mënyrë të duhur për t’u futur në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Siç ka thënë dikur ish-trajneri legjendar anglez, Biran Clough:

“Nëse futbollisti im nuk merr pjesë në aksion, unë nuk e paguaj”. Kështu, kërcimi… për të mos shënuar është pjesë e një hileje. Por, siç tregon renditja, një hile që jep rezultate./telesport/