Kukësi dhe Vllaznia janë dy nga skuadrat që synojnë titullin kampion. I mirënjohuri Faruk Sejdini është i ftuar në Sport News në News 24, teksa shprehet se as njëra e as tjetra nuk do fitojnë trofeun e Superligës.

Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë, pasi trajnerët e huaj si Longo i verilindorëve dhe Brdaric i shkodranëve, nuk mund të korrin dot sukses.

Sejdini është pesimist rreth aftësive që të huajt kanë për të punuar në vendin tonë.

“Kukësi dhe Vllaznia do humbasin titullin prej trajnerëve. Jam i sigurt” – tha ai. Vlen të theksojmë se kuksianët janë në vendin e 3-të, ndërsa ekipi nga Shkodra është e 4-ta./newsport/