Flitet shpesh per reparte te caktuara te skuadres se Vllaznise dhe njeri nder to eshte padyshim edhe porta. Malazezi Bojan Zogoviç ka patur edhe ai uljet e ngritjet e tij, por ne te dytin sezon qe mbron porten kuqeblu, ka krijuar siguri ne prapavije.
Megjithate nje tjeter ish- portier i Vllaznise, pikerisht Erind Selimaj, nuk e konsideron porten, nje nga pikat me te forta te kesaj skuadre.
“Vërtetë mund të shënosh 6 gola në një ndeshje dhe je në rregull, por kur pëson 3, nuk është diçka e mirë dhe për këtë kanë përgjegjësi të gjithë. Besoj se stafi teknik, kuptohet bashkë edhe me profesor Idealin, i studiojnë të gjithë golat e pësuar.
Dua të them se edhe porta ka pasë ato luhatjet e veta, ashtu siç e shoh unë, sepse të marrësh tre gola në vetëm një ndeshje, dashje pa dashje duhet të zgjohesh pak më shumë. Kjo sepse portieri matet me golat që pëson.
Si konkluzion dua të them se loja sulmuese e Vllaznisë është më e mirë se loja në mbrojtje, përfshi këtu edhe atë të portierit”- eshte shprehur Erind Selimaj./SHKODRA-SPORT.COM/