Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka fituar dje ndaj një kundërshtari direkt si Tirana brenda në fushën e kësaj të fundit dhe duket se nga ndeshja në ndeshje po e rrit performancën e saj.
Ajo e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit me 3 fitore dhe 2 humbje duke qenë kështu në vendin e tretë të renditje. Jo keq natyrisht nisur nga problemet e shumta që e shoqëruan këtë ekip në fillim të sezonit.
Ardhja me shumë vonesë e trajnerit dhe e basketbollistëve amerikanë sigurisht që nuk mund të jepte menjëherë efektin e vet dhe përpos kësaj, ndonjë edhe nga të ardhurit nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Si rrjedhojë drejtuesit e ekipit kanë vijuar punën për të përforcuar skuadrën dhe nga sa mësohet ditët e fundit ka patur sërish lëvizje në ekip.
Kështu, mësohet se ga Vllaznia është larguar lojtari Abrian Javon Edëards i cili ka patur disa probleme familjare dhe ka kërkuar të largohet. Megjithatë vendi i tij nuk ka mbetur bosh sepse menjëherë ka ardhur një tjetër basketbollist amerikan.
Emri i tij nuk është mësuar ende sepse ai ka mbërritur vetëm dje pasdite, por burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se në ditët në vijim pritet të mbërrijë edhe një tjetër basketbollist amerikan.
Vllaznia mesa duket po e rrit oreksin dhe nëse në fillim thjesht kishte si objektiv pjesmarrjen në kampionat dhe renditjen diku nga mesi i tabelës, tani do të synojë për më tepër./SHKODRA=SPORT.COM/