Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESfida delikate për titullin kampion, luhet sot në Kategorinë e Parë

Sfida delikate për titullin kampion, luhet sot në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot dy sfidat play-off për kreun e grupit B. Në fushë do zbresin katër skuadra, me dy sfidat që marrin jetë në 15:00.

Për javën e tretë të play-off, Pogradeci pret në shtëpi Egnatian, ndërsa në Berat luhet sfida mes Tomorit dhe Besës.

Egnatia kryesuese është me një këmbë në Superligë, ndërsa rrogozhinasit nuk duhet të bëjnë hapa fals sot, në të kundërt do rihapnin garën kur mbeten edhe tre sfida nga fundi I sezonit.

Nga ana tjetër, Tomori kërkon maksimumin në shtëpi, për të siguruar vendin e dytë që të çon në ndeshjen shtesë.

Sot- Kategoria e Parë, grupi B. Play-off , 15:00

Pogradeci – Egnatia

.
Tomori – Besa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments