Liridon Latifi është në luftë me kohën për t’u riaftësuar pas dëmtimit që pësoi në kavilje gjatë ndeshjes kundër Tiranës. Sulmuesi i krahut ka bërë pushim absolut ditët e fundit, në mënyrë që gjendja e tij të mos përkeqësohej.

Burime pranë stafit mjekësor tregojnë për gazetën se po bëhet e pamundur që Latifi të jetë i gatshëm ndaj Egnatias, një ndeshje e programuar për t’u luajtur të hënën.

Ndërkohë, nga ana tjetër mësohet se është përmirësuar ndjeshëm situata e mbrojtësit Dianje dhe mesfushorit Jonuzi, te cilet edhe ata munguan ne ndeshjen e kupes ndaj Pogradecit.

Të dy kanë nisur të stërviten normalisht dhe do të jenë në dispozicion të Brdariç në Rrogozhinë. Mungesë e sigurt është vetëm mbrojtësi i majtë, Darko Bulatoviç, i cili ka kaluar dëmtimin, por nuk është ende gati për të luajtur.