Kukësi do të presë këtë fundjavë skuadrën e Egnatias, por pa e ditur se ku. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se ku do ta zhvillojnë verilindorët këtë përballje, pasi në mungesë të fushës së tyre janë të detyruar të shtegtojnë diku tjetër.

“Elbasan Arena” është “prenotuar” nga dy ekipet e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luajnë Vllaznia me Laçin.

Kukesianet ne fakt kane shprehur deshiren per te luajtur serish ne “Loro Boriçi”, aty ku luajten edhe me Tiranen dhe paten sukses duke fituar, por shkodranet ende nuk kane vendosur per t’i hapur dyert apo jo.

Kjo ngaqe do te luajne vete aty te shtunen dhe per me teper ne fundjave pritet te fillojne reshjet e shiut qe padyshim kane ndikimin e vet tek fusha dhe nese do te luhej serish te dielen ne kete stadium, tapeti i tij do te demtohej.

Nga ana tjeter trajneri Longo kërkon patjetër një fushë me parametra cilësorë, në mënyrë që të luajë futbollin që ai ka në mendje, ndaj gjetja e një fushe cilësore është kthyer në një problem për verilindorët, që mbeten ende në pritje të inaugurimit të stadiumit të tyre.