Kapiteni i Uellsit, Garet Bejl, beson se ata mund ta surprizojnë Anglinë sot në ndeshjen e fundit në grup.
Ata duhet t’i mundin rivalët e tyre për herë të parë që prej vitit 1984 në mënyrë që të kenë një shans kualifikimi.
Por edhe atëherë, në rast se nuk e mposhtin Anglinë 4-0, atyre u duhet që Irani dhe SHBA-ja ta barazojnë ndeshjen tjetër të grupit në mënyrë që të presin biletën.
Megjithatë, sulmuesi 33-vjeçar tha gjatë konferencës së djeshme: “Ka pasur disa rezultate shokuese në këtë Botëror dhe nuk ka arsye përse ne nuk mund të mos bëjmë të njëjtën gjë.
Të gjithë kanë pika të dobëta. Ne i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe jam i sigurt se ata kanë bërë të njëjtën gjë. E dimë sa e vështirë do të jetë. Anglia është një prej favoriteve, por ne do të japim gjithçka ashtu siç bëjmë gjithnjë”.