Luhen sfida vendimtare në Superiore, sidomos në dy javët e fundit, por edhe nesër.

Takime me mjaft interesa janë në Laç, me vendasit që presin ekipin e Teutës, dy ekipe për titull, po ashtu edhe Partizani – Vllaznia…

Por, edhe Kastrioti – Bylis është një sfidë vendimtare për mbijetesën, ndërsa, edhe Skënderbeu-Kukësi është një sfidë delikate, sidomos për korçarët që duan të jenë në vend të shtatë ose të tetë, ndëkrohë që kuksianët janë zotuar që të luajnë drejt me ekipet e mbijetesës, si ndaj Bylisit të hënënn ashtu edhe me korçarët, ashtu edhe krutanët në fund.

Po ashtu edhe Tirana, që nëse mer pikët e plota në të dyja sfidat nuk është çudi që të jetë në Europë. Janë sfida mjaft delikate dhe vendimtare për fatet e ekipeve, ndaj edhe gjyqtarët duket se janë në ankth dhe stres para këtyre ndeshjeve dhe asnjë prej tyre nuk do që të jetë tashmë në fundin e betejave dhe sezonit 2020-2021…

Jo shumë vite larg, ishin gjyqtarët e huaj ata që vinin në Shqipëri, madje kanë gjykuar edhe takime mes pretendentëve në Kategorinë e Parë, por që duket se janë “harruaar” pasi edhe vetë FSHF duket se “haraçin” ua ka lënë klubeve që stepen… edhe pse ndonjeherë e thonë me gjysmëzëri se kërkojnë arbitra të huaj…