Vllaznia do të vuajë për herë të parë këtë sezon një mungesë me shumë peshë në mesfushë, pikërisht Ardit Krymin. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit dhe tashmë është i detyruar të mungojë ndaj Laçit.

Zëvendësimi i lojtarit me tipare shkatërruese dhe që bën lidhjen e mbrojtjes me sulmin, është i vështirë për faktin se te kuqeblutë mungojnë futbollistët me karakteristikat e tij.

I vetmi që mund të përshtatet në këtë rol mbetet Fjoart Jonuzi, i cili në ndryshim nga Krymi, është një lojtar që ka më tepër tipare sulmuese se sa mbrojtëse. Edhe Herald Marku mund ta bëjë këtë pozicion, ndërsa nga merkato është afruar malazezi Millosh Kaleziç.

Mirëpo, duke qenë se ky i fundit ende nuk ka debutuar, pasi ka vetëm pak ditë që stërvitet me kuqeblutë, duket disi e pamundur që ta nisë titullar ndaj Laçit. Në rolin e Krymit sipas të gjitha gjasave do të luajë Jonuzi, ndërsa me vendin që hapet në formacion, do të rikthehet Arsid Kruja titullar.

Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si ajo me Partizanin, por këtë herë pritet të ndryshojë vetëm skema. Nga varianti 3-5-2, më i preferuari i Brdariç, gjasat janë të bëhet 4- 2-3-1, pasi trajneri kërkon ekuilibër në mesfushë, aq më tepër që Laçi në këtë repart ka cilësi.

Jonuzi dhe Krymi pritet të rreshtohet të dy para mbrojtjes, ndërsa Imeri do të qëndrojë pas qendërsulmuesit Dilaver. Nga krahët do të veprojnë lojtarë si Kruja dhe Hoxhaj, duke ndihmuar boshnjakun.