Shpeshherë edhe ka krikuar gjendjen e Vllaznisë, por në momentin aktual kur shumëkush po e bën këtë gjë, ish- futbollisti dhe ish- administratori i saj Kujtim Shaba, bën tjetër gjë. Ai kërkon të mbështesë në maksimum drejtuesit, stafin teknik dhe futbollistët
Në një prononcim gjatë emicionit “Sport Arena” në TV Rozafa, Shaba ka dalë madje edhe kundër Astrit Hafizit që pati një debat me trajnerin Brdariç pas ndeshjes me Tiranën.
“Sigurisht që këto 2 humbjet e fundit kanë krijuar një situatë aspak të mirë te Vllaznia, por të gjithë ne nuk duhet ta vëmë në presion skuadrën. Nuk duhet të diskutojmë për trajnerin do qëndrojë apo jo, për të gjetur gabimet e lojtarëve, por t’i lëmë të punojnë.
Këto djem ishin dhe ky trajner ishte që sezonin e kaluar na dhanë shumë kënaqësi, na dhanë kupën dhe madje, për mua Vllaznia është edhe kampionia e atij sezoni. Nuk duhet ta fusim ekipin në krizë ka qenë në krizë. Presidenti i ka besuar këtij stafi teknik dhe duhet të vazhdojë t’i besojë deri në fund.
Me një fitore ndaj Egnatias të hënën, shumë gjëra do të ndryshojmë, jo vetëm sa i takon pikëve por edhe optimizmit e gjëra të tjera. Në këto që them mundohem të jem realist. Nuk më pëlqeu aspak ai reagim i Astrit Hafizit ndaj Brdariç pas ndeshjes me Tiranën. Një shkodran nuk i takon që nga një studio në Tiranë të debatojë me trajnerin e Vllaznisë, nuk është një gjë e mirë”./SHKODRA-SPORT.COM/