Dritan Shakohoxha, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar një emër surprizë që mund të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, ish futbollisti italian, Cannavaro.
Shakohoxha tha se FSHF merr vetëm trajnerë të huaj, duke u rrëmbyer atyre edhe protagonizmit.
“17 mln euro kanë kushtuar këta burrat (trajnerët e huaj ndër vite).
Para 40 vjetësh, federate e kohës mori një trajner gjerman dhe i vuri dy trajnerë që ta mësonin. I marrim të huaj, sepse duam vëmendjen te vetja jonë. Kur fiton Shqipëria, dy llafe flasin trajnerët, pastaj flet Federata, sepse të gjithë marrin merita.
Tani thonë se Cannavaro do të bëhet trajner, pra një që e kemi parë në TV. Do ta marrim për të thënë kemi marrë në punë atë. 90% e trajnereve që kemi marrë, kanë qenë futbollist të mirë, por jo trajnerë”, tha ndër të tjera Shakohoxha.


